Nga 1.324 testime të bëra, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, gjithashtu janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.