Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndërruar jetë 5 persona nga Covid 19, derisa 97 janē shëruar dhe 85 raste të reja janë regjistruar, raporton Albinfo.ch.
“Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993.