Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se deri tani mbi 440 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza, apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç.
Sipas njoftimit, procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm janë në rrugë të mbarë që të tejkalojnë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.
Tutje thekson se këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rastet e hospitalizimit.
“Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti.
Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”.
“Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim!”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.