Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë gjatë një mbledhje të mbajtur sot ka konstatuar se pas verifikimeve nga institucionet e sigurisë, rezulton se 30 subjekte politike kanë kandidatë që nuk plotësojnë kriteret.
“Janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5 mijë të tillë që kanë kërkuar certifikim, por që kanë së paku një dënim në tre vjetët e fundit”, ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, transmeton Albinfo.ch.
Sipas tij, kandidatët të cilët nuk i përmbushin kushtet kanë dënime për vepra penale në tre vjetët e fundit janë edhe në garën për kryetarë të komunave edhe për asamble komunale.
Për momentin KQZ ka vendosur të mos bëjë publikimin e emrave të kandidatëve që janë refuzuar të certifikohen, pasi këtë nuk ua lejon ligji.