Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se 300 pacientë të konfirmuar me Covid-19 që janë të shtrirë në klinika dhe spitalet rajonale.
Prej tyre 14 janë në gjende më të rëndë shëndetësore, duke u trajtuar në mjekimin intensiv me respiratorë. Ndërsa 28 janë duke u trajtuar me metoda joinvazive.
Ndërkaq 273 persona janë me oksigjenoterapi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se kanë vdekur edhe pesë pacientë të tjerë me COVID-19, duke e çuar numrin në 135 prej se ka filluar pandemia. Në 24 orët e fundit janë edhe 118 raste të reja me koronavirus, derisa janë shëruar 157 pacientë. Janë testuar 489 persona.