Shifrat e të infektuarve me Covid në Kosovë vazhdojnë të jenë përafërsisht të njëjta nga dita në ditë.
Kështu, në 24 orëshin e fundit 122 persona janë shëruar, 120 raste të reja të infektimeve janë lajmëruar, derisa janë shënuar 9 raste të vdekjeve, raporton Albinfo.ch.
Numri total i rasteve pozitive është 13.454, nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes, njofton IKSHP.