Një person ka humbur jetën për shkak të COVID-19 ditën e sotme në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se në 1.748 testime të kryera janë identifikuar tri raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve janë shëruar katër qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.828. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 322.