Një nga futbollistet më të mira shqiptare është Kosovare Asllani. Ajo luan me sukses për Suedinë dhe për klubin mbretëror, Real Madrid.
Kosovarja i ka sjellë një pikë klubit të saj, por edhe shënoi golin e parë për këtë ekip. Ajo realizoi kundër Valencias në minutën e 22-të.
Asllani ishte “galatikja” e parë që u transferua në skuadrën e cila u zyrtarizua si skuadra e femrave të Real Madridit në vitin 2020, përcjell albinfo.ch.
“Një moment vërtetë krenar për të shënuar sot golin e parë ndonjëherë në historinë e @realmadridfem.
Edhe pse të dëshpëruar që morëm një pikë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohemi”, ka shkruar Asllani.