Fatos Zabërgja nga Kosova është oficeri amerikan që, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka “ruajtur” të martën hyrjen e selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork.
Zabërgja, i cili është pjesë e Njësisë për Mbrojtje të Afërt në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, është bërë pjesë e një video të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, të martën.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryeministri i Shqipërisë, përveç liderëve të shteteve të ndryshme, ka takuar edhe Fatos Zabërgjën, burrin me prejardhje nga Kosova, me të cilin përmes një videoje në profilin e tij ka dhënë një mesazh, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1219226281583298/?t=0