Në një përleshje që ka ndodhur natë në mes të të premtes dhe të shtunës në St. Gallen një 31 vjeçar ka marrë plagë të rënda nga goditjet me thikë dhe është dashur të operohet.
Siç shkruan tagblatt.ch, 31-vjeçari është një kosovar dhe ai është plagosur nga një bashkatdhetar i tij 32 vjeçar.
32-vjeçari i dyshuar për shkaktimin e plagosjes, fillimisht është arratisur por më vonë i është dorëzuar vetë policisë.
Mosmarrëveshja ka ndodhur një orë pas mesnatës në një parking në Kräzernstrasse, njofton policia e kantonit St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Sipas gjetjeve të para të policisë, në mes të dy kosovarëve kishte ndodhur një përshkallëzim i mosmarrëveshjes.
Viktima është dërguar në urgjencën e spitalit, nga një palë e tretë. Ai i është nënshtruar një operacioni urgjent, përcjell albinfo.ch. Autori i krimit, i cili i është dorëzuar policisë rreth një orë pas konfliktit, është arrestuar.
(Foto: Kapo St.Gallen)