18 vjeçari me shtetës kosovare, rreth orës 15.20 po e ngiste makinën BMW, në zonën industriale të Seonit. Ai i ka dhënë makinës shpejtësi aq të madhe sa që në kthesë e ka humbur kontrollin mbi makinën e fuqishme, shkruan polizeinews.ch. Kështu, BMW-ja rrëshqiti nëpër rrugën me lagështi dhe “fluturoi”, duke u përplasur në një rimorkio për transportim kuajsh që ishte vendosur në skaj të rrugës, transmeton albinfo.ch. Rimorkioja pastaj goditi një rimorkio tjetër që ishte pranë saj.
Shoferi i ri së bashku me shoqeruesin e tij shpëtuan pa lëndime. Ndërkaq BMW dhe të dy rimorkiot pësuan dëmtime të konsiderueshme, që sipas vlerësimeve të para, duhet të jenë rreth 10.000 franga.
Policia Kantonale e Aargaut i ka marrë 18 vjeçarit librezën e autoshkollës dhe e ka dorëzuar atë në zyrën për trafik rrugor. Përveç ndaj shoferit, policia ka bërë kallëzim penal edhe ndaj shoqëruesit të tij 19 vjeçar. Ky i fundit e kishte patentshoferin provues të cilin e ka marrë vetëm një vit më parë kështu që nuk ka të drejtë të shoqërojë të tjerët gjatë mësimit të vozitjes.
(Foto: Kapo Aargau)