Sipas b92, një ngasës veture me targa të Kosovës, shqiptar nga Kosova, me shtetësi të huaj, është ndalur nga policia e komunikacionit në Serbi, derisa ka vozitur në autostradën Beograd-Novi Sad me një shpejtësi prej 289 km/h.
b92 shkruan se kosovarit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje prej 100.000 dinarësh serbë, apo rreth 837 euro, transmeton Gazeta Express.