Policia në Luzern ka kapur 22-vjeçarin nga Kosova, i cili po ngiste veturën me shpejtësi 240 km/h nëpër tunelin e qytetit, ku shpejtësia e lejuar është vetëm 100km/h.
Automjeti i vozitësit të pasionuar në shpejtësi është ndaluar, ndërsa patent shoferi i është konfiskuar në vend të ngjarjes.
Policia e Lucernit thotë se bëhet fjalë për kosovarin, i cili ishte ndaluar gjatë gushtit të këtij viti dhe se ai në një proces gjyqësor ka pranuar se kishte vozitur makinën e tij me këtë shpejtësi në zonën ku shpejtësia e kufizuar ishte 100 km/h.
Në rastin e fundit kosovari nuk kishte pranuar se kishte vozitur nëpër tunel me atë shpejtësi. Por, policia kishte siguruar prova nga ekspertiza e tyre dhe ia kishte konfiskuar makinën e tipit BMW6.
Megjithatë ai ka pranuar se ka nxituar me makinën për të testuar (auspuhin) në BMW-në e tij, raportojnë mediat lokale në Luzern.