Sot, rreth orës 12.30 është goditur për vdekje nga një veturë një grua 40 vjeçe në St. Gallen të Zvicrës. Sipas indikacioneve që ka policia, ngasësi i veturës është ish bashkëshorti, një kosovar i moshës 44 vjeçare njofton st.galler tagblatt.
Të dy po jetonin të ndarë, ndërsa nuk përmendet përkatësia etnike ose shtetërore e gruas së vdekur.
Sipas një numri të dëshmitarëve, rreth orës 12.30 është parë se si deri sa po ecte në rrugën Sittertalerstrasse, gruaja është shkelur nga vetura e ish bashkëshortit. Ky i fundit është ndalur shkurt pranë viktimës dhe pastaj ka vazhduar më tutje me makinë.
Policia është në ndjekje të kosovarit.