Një refugjat i ri kosovar ka kërcyer nga dritarja në Halle të Gjermanisë duke reaguar kështu me dëshpërim ndaj vendimit për dëbim nga Gjermania. Ngjarja ka ndodhur të martënkur policia ka hyrë në dhomën e tij në kampin e azilit, njofton këshilli për refugjatë në landin Sachsen-Anhalt, shkruan epd, përcjell albinfo.ch.
I riu me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda gjegjësisht thyerje të shumëfishta.
Edhe një zëdhënëse e ministrisë së brendshme e ka konfirmuar rastin por pa dhënë detaje.
Bëhet fjalë për dëbimin e parë te organizuar për këtë vit në landin e përmendur, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë nga ky land janë deportuar me aeroplan 97 refugjatë nga Shqipëria dhe Maqedonia, shkruan albinfo.ch.
Rasti i ndodhur në Halle tregon për dëshpërimin e madh që mbretëron në mesin e refugjatëve thotë një zëdhënëse e Këshillit për Refugjatët