Në kuadër të Kampionatit Botëror në konkurrencën e femrave, Suedia arriti ta mposhtë Kilin me rezultat 2:0.
Në kampionatin, i cili është duke u zhvilluar në Francë, futbollistja kosovare që përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani, bëri një paraqitje mahnitëse kundër ekipit kundërshtar.
Asllani arriti ta zhbllokojë rezultatin në këtë ndeshje, duke shënuar golin e parë në minutën e 83-të, derisa Madelen Janogy shënoi golin e dyfishimit të epërsisë.
Me paraqitjen e saj kundër Kilit, Asllani u shpall edhe futbollistja më e mirë e kësaj ndeshjeje.
— Meriton Bytyqi (@_meritonbytyqi) June 12, 2019