Kosovare Asllani i është nënshtruar një operacioni në gishtin e dorës.
Asllani, e cila këtë verë u transferua në ekipin madrilen, Tacon, ku nga sezoni i ardhshëm pritet të quhet Real Madridi, pritet të mungojë për një javë, ndërsa do të rikthehet për ndeshjen e 3 shtatorit, kur Suedia e zhvillon ndaj Lituanisë, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, ndërsa edhe Kosovare Asllani e ka postuar një fotografi në Instastory.
