Një nga skuadrat më të suksesshme shqiptare në Zvicër, Kosova Zurich, të dielën do të nisë stinorin pranveror.
Ndeshja e parë për skuadrën kuqezi do të jetë ndaj Munsingen, takim që zhvillohet më 6 mars, nga ora 15:30, shkruan albinfo.ch.
Ky takim është i vlefshëm për Ligën e Parë Inter-Regjionale-Grupi i Dytë.
Kosova e kishte përfunduar stinorin vjeshtor në vendin e nëntë, ku pas 14 ndeshjeve kishte grumbulluar 18 pikë, ndërsa skuadra kundërshtare renditet në vendin e 11-të me dy më pikë më pak. Në këtë ligë garojnë 14 skuadra.
Skuadra shqiptare fton tifozët shqiptarë për përkrahje, sic e kanë përkrahur gjithmonë, gjithnjë duke respektuar masat anti-Covid.
