Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në manifestim e zakonshëm ka zgjedhur më të mirët e vitit, përkatësisht të vitit që lamë pas, shkruan albinfo.ch.
Federata për më të mirin e vitit 2016 shpalli mesfushorin me tipare sulmuese të përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ndërsa futbollisti më i mirë i vitit në Vala Superligën është zgjedhur mesfushori i Feronikelit, Behar Maliqi.
FFK-ja ka ndarë edhe disa çmime tjera, si për klubin e vitit, çmim ky që shkoi për kampionin në fuqi Feronikelin, ashtu sikurse shkoi edhe çmimi i trajnerit më të suksesshëm për Afrim Tovërlanin dhe golashënuesi më i mirë i vitit, Blerand Kurtishaj.
Në konkurrencën e femrave, klubi më i suksesshëm është shpallur FC Hajvalia, klub ky që mori pjesa edhe në gara evropiane.
Në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për më të mirët e vitit 2016, FFK ka zgjedhur edhe formacionin e vitit në Vala Superligën e Kosovës.
Gjithashtu është zgjedhur edhe ekipi i vitit: Faton Maloku, Armend Thaçi, Liridon Leci, Armend Dallku, Fidan Gërbeshi, Hamdi Namani, Behar Maliqi, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Otto John dhe Granit Arifaj.