Kjo më pas do sjellë ndryshimet e Kushtetutës serbe deri në fillim të 2019. Në preambulën e Kushtetutës së Serbisë, Kosova njihet si pjesë integrale e saj. Por vetëm një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, do i hapte asaj rrugën e integrimit drejt BE-së.
Vucic prej përpara një viti u kishte kërkuar serbëve një dialog të brendshëm për të mos ua lënë zgjidhjen e Çështjes së Kosovës gjeneratave të ardhshme. Gjatë vizitës së tij në SHBA, presidenti serb theksoi se priste më shumë mirëkuptim jo vetëm për serbët e Kosovës por edhe për vetë Serbinë; por pa treguar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.
Në rast se Beogradi zgjidh problemin e Kosovës, Serbia pritet të integrohet në BE deri në 2025.