Nga 1 mijë e 231 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
MSH ka njoftuar se sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 711.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 232.