Bëhet e ditur se duke filluar nga sot, shtetet si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk figurojnë në listën e vendeve të rrezikuara për shtetin e Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, vlen të theksohet se Kosova nuk ishte dhe vazhdon të mos jetë në listën e shteteve me rrezik për Gjermaninë.
Zonat që nuk konsiderohen më zona me rrezik të lartë (në fuqi nga sot, më 20 dhjetor, janë: Shqipëria, Bullgaria, Estonia, Letonia, Maqedonia e Veriut dhe Republika e Moldavisë. /Albinfo.ch