Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 12 raste të vdekjes nga Covid-19, derisa janë konfirmuar edhe 529 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se janë shëruar 503 qytetarë nga virusi.
“Numri total i rasteve pozitive është 97.996, nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes”, bën të ditur IKSHP.