Në Kosovë u shënuan ngritje të çmimeve, e më të mëdhatë ishin çmimet sipas sektorëve, si te lëkura dhe artikujt prej saj me 8.9%, prodhimet bimore 8.4%, prodhimet minerale 4.5%, shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve 2.6%, artikujt e ndryshëm të prodhuar për 2.2%, mjetet e transportit 1.3%, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre 1.2% etj.
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve sipas sektorëve tek instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 20 për qind, tekstili dhe artikujt prej tij 3.3 për qind, letra dhe artikujt prej saj për 1.3 për qind, druri dhe artikujt prej tij 0.4 për qind dhe këpucët me 0.3 për qind, raporton koha.net, përcjell albinfo.ch.
Rënie pësuan edhe tekstili dhe artikujt prej tij 11.8%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 2.5 % si dhe vajrat ushqyese me 1.9%.