Një tjetër rekord i zi është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë për sa i përket situatës me pandeminë, shkruan Albinfo.ch.
Në mesin e 1794 testimeve, kanë rezultuar 730 raste të reja me Covid-19, 11 raste të vdekjeve dhe 75 të shëruar.
“Numri total i rasteve pozitive është 24.155, nga 106.770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 755 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.