Kosova rrezikon t’i humbasë 70.5 milionë euro vetëm nga Bashkimi Evropian nëse deri në fund të vitit nuk bëhet konstutuimi i institucioneve. Ky është vetëm njëri nga fondet, në mesin e të tjerave, që mund të humbet, pasi vendi vazhdon të ketë krizë institucionale, raporton “KTV”.
Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se kjo shumë, që është e ndarë në dy pjesë, lidhet me fondet e Instrumentit të Ndihmës së Para-anëtarësimit, i njohur ndryshe si IPA, përcjell albinfo.ch.
45.5 milionë euro janë projekte të financuara dhe të menaxhuara nga BE-ja dhe që është nënshkruar nga Komisioni Evropian dhe Qeveria në marsin e këtij viti, kurse 25 milionë të tjera, sipas BE-së, mbulon Mbështetjen e Buxhetit për Administratë Publike.
FMN-ja kishte planifikuar t’i transferonte rreth 15 milionë euro në buxhetin e vendit në kuadër të marrëveshjes Stand By 4. Por, që këto mjete nuk mund të dalin derisa ekzekutivi nuk i plotëson kushtet e parapara në Stand By 3, pjesë e së cilës ishin edhe ndryshimet që duhet t’i bëhen ligjit për veteranët.
Ndërkohë, duhet theksuar se Qeveria e Kosovës në gusht të këtij viti kishte arritur marrëveshje me Bankën Botërore, nga e cila do të merrte kredi në vlerë prej rreth 34.4 milionë eurosh, por edhe këto mjete të nevojshme hyjnë në fuqi vetëm atëherë kur merret drita e gjelbër nga Kuvendi.