Kosova vitet e fundit ka vazhduar traditën e sukseseve në xhudo, duke marrë katër medalje të arta në Kampionatin Ballkanik.
Përveç katër të arta, Kosova ka fituar edhe një medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik U-21, të mbajtur këtë fundjavë në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Fituesit e medaljeve të arta ishin Estea Arifaj (48 kg), Enise Zijade (57 kg), Andi Reshitaj (60 kg) dhe Muhamedin Veseli (66 kg), ndërsa Sidorela Dodaj (52 kg) u stolis me të bronztën.
Kosova në renditjen doli në vendin e parë nga 11 shtete pjesëmarrëse, që dëshmon se xhudo ka zënë rrënjë të thella dhe ka krijuar traditë në këtë vend.