“Shqiponjat” tona “fluturojnë” në renditjen botërore të Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës, disiplina, saktësia në paraglajding, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e 71 shteteve garuese anëtare të Federatës Ndërkombëtare të Aeronautikës, shteti i Kosovës ka arritur të renditet në vendin e tretë në paraglajdizëm precizion.
Vendi i tretë në botë u arrit falë disiplinës së jashtëzakonshme dhe punës së palodhshme të sportistëve të Federatës Aeronautike të Kosovës.
