Pas përfundimit të dy ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”, FIBA, ka publikuar renditjen e kombëtareve në basketboll.
Kosova renditet në pozitën e 81-të, me gjithë dy humbjet të pësuara nga Hungaria dhe Polonia.
Në renditjen e publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, Kosova ka qenë e 86-ta, dhe ka avancuar për pesë pozita në renditjen e përgjithshme.
Duhet theksuar se pas përfundimit të garave, në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, Kosova do t’i vazhdojë garat në raundin e dytë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.
Kosova në këto gara është pjesë e Grupit B, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia dhe Rumania.