Ranglista e re e FIFA-s u publikua të enjten dhe Kosova ka shënuar rënie.
Vendi u rendit në pozitën 111-të, nga pozita e 109-të, shkruan koha.net.
Përfaqësuesja e Kosovës në dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” të këtij muaji pësoi disfatë nga Rumania 2:0, ndërsa barazoi me Zvicrën në Prishtinë me rezultatin 2:2, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria ka shënuar ngritje për tri pozita. Nga vendi i 65-të, Shqipëria është ngritur në vendin e 62-të, me 1395 pikë.
Shqipëria barazoi me Çekinë 1:1, kurse fitoi ndaj Polonisë me rezultatin 2:0.
Argjentina është në vendin e parë, Franca të dytin, kurse Brazili në vendin e tretë. Zvicra ka rënë në pozitën e 14-të, shkruan koha.net.