Kosova është pjesë e konferencës më të madhe të teknologjisë në botë.
Këtë e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Afro 160 shtete, më shumë se 70 mijë pjesëmarrës. Në mesin e tyre është edhe ekipi kosovar i përbërë nga çika e djem tanë nga fusha e ICT-së, me të cilët po marrim pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në botë. Eksperiencë fantastike e rrjetëzimit të ndërrmarrësve, liderëve dhe entuziastëve të teknologjisë nga e gjithë bota. E ardhmja e teknologjisë tani është më e ndritshme se kurrë më parë”, ka shkruar Osmani, përcjell albinfo.ch.