Sllovenia e ka mundur Kosovën 2:1, në kuadër të Ligës C të Kombeve.
Në pjesën e parë përkundër disa rasteve nuk kishe gola. Në minutën e 57-të, Vedat Muriqi shënon pas një aksioni të bukur të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi shumë dhe pas pesë minutave barazon Kurtiq.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit në minutat shtesë akordohet një penallti për vendasit dhe në minutën e 90+3’ shënon Josip Iliqiq nga pika e bardhë dhe fitoren e Sllovenisë.
Sllovenia është lidere me 13 pikë, kurse Kosova në vendin e katërt me dy pikë. Ndeshjen e fundit Dardanët e kanë në shtëpi ndaj Moldavisë.