Federata e Futbollit e Kosovës po punon që edhe grupmoshat e reja të forcohen dhe të marrin lojtarë nga diaspora.
Kësisoj, të shtunën, në Cyrih ka filluar kampi i radhës dyditor i Kosovës U15, raporton FFK.
Pas kampit në Gjermani, trajnerët Gazmend Haliti, Isa Sadriu, Besnik Kollari dhe Valmir Bytyqi janë zhvendosur në Zvicër, ku Federata e Futbollit e Kosovës e ka mundësuar mbajtjen e kampit të radhës për seleksionimin e talenteve të futbollit të kësaj grupmoshe që aktivizohen në klubet zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në këtë kamp po marrin pjesë 70 futbollistë dhe përkushtimi dhe motivi për të treguar cilësitë e tyre para trajnerëve është i madh.