Tashmë është edhe zyrtare. Kosova nuk do të aplikojë për t’u pranuar në UNESCO, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, për këtë është munduar të arsyetohet Ministria e Punëve të Jashtme.
“Kosova deri më tash është anëtarësuar në mbi gjashtëdhjetë Organizata rajonale, kontinetale dhe globale dhe secili veprim i aplikimit, procedurave apo procesit të anëtarësimit bëhet në koordinim të plotë dhe të ngushtë me aleatët strategjik dhe historikë të Kosovës, respektivisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Kosova është aleate e perëndimit dhe kjo aleancë është e përjetshme dhe e pakthyeshme.
Shtyrja pragmatike e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO është e mbështetur në koordinimin e plotë dhe të ngushtë me SHBA-të dhe vendet e tjera të Kuintit”, thuhet në komunikatë.