Kosova vazhdon të mbetet një nga shtetet rajonal që nuk ngjallë atraktivitet për kompanitë e huaja. Në periudhën janar-korrik të këtij viti, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, janë regjistruar vetëm 83 kompani ndërkombëtare, prej tyre 13 janë nga Shqipëria.
Sipas të dhënave nga kjo agjenci, kompanitë e regjistruara janë kryesisht nga sektorët: procesim, prodhim, ndërtim, shërbime dhe tregti, raporton TG.
Statistikat tregojnë se në vendin tonë janë regjistruar më shumë kompani nga Shqipëria me 13 kompani në periudhën janar korrik, pastaj janë Gjermania, Maqedonia, Serbia, Zvicra e kështu me radhë.
“Numri i kompanive të huaja është: Shqipëri 13, Austri 2, Bullgari 1, Belize 1, Zvicër, 5, Gjermani 9, Francë 1, Britani e Madhe 3, Greqi 2, Kroaci 5, Mal i Zi 1, Maqedoni 8, Holandë 2, Serbi 7, Suedi 1, Slloveni 2, Turqi 11, SHBA 2, Itali 2, Hungari 1, Qipro 1, Kanada 1 dhe Bosnjë dhe Hercegovinë 2”.