Gjatë ditës së nesërme pritet që të mbahen zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës.
Mediat kanë raportuar në lidhje me lejimin e vizitave të zyrtarëve serbë në veri të Mitrovicës.
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë, ani pse ka bërë kërkesë.
“Kerkesa për vizitë nuk aprovohet, ngase nuk është në përputhje me kriteret e marrëveshjes me Brukselin”, ka thënë për mediat kosovare këshilltari i Ministrisë së Jashtme, Jetlir Zyberaj.