Kosova po merr pjesë në panairin e turizmit “ITB Berlin 2018”. Në këtë paraqitje po marrin pjesë pesë operatorë/agjenci turistike nga Kosova Albtours Kosova, AltaVia Travel, Eurokoha, Kosovo Holidays DMC dhe Outdoor Kosovo.
Nën brendin tashmë të njohur globalisht “Kosovo Ready For You”, Kosova po prezanton mundësitë që ofron në fushën e turizmit në mesin e më shumë se 180 vendeve pjesëmarrëse, shkruan albinfo.ch.
ITB Berlin mesatarisht vizitohet nga 160.000 vizitorë dhe kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për operatorët/agjencitë turistike nga Kosova që të prezantojnë mundësitë që i ofron Kosova në përgjithësi në fushën e turizmit si: vizita në vende me trashëgimi kulturore dhe historike, aktivitete të ndryshme në natyrë, ecje, çiklizëm, guida turistike etj.
Panairi është i hapur nga data 7 – 11 mars 2018 dhe shtandi i Kosovës gjendet te Hall 1.2 / 211.