Me një dizajn modern dhe identitet të fuqishëm kulturor, Teatri i Operës dhe Baletit të Kosovës, po zë vend në mediat dhe revistat prestigjioze të arkitekturës, përcjell albinfo.ch.

Projekti i TOB, u prezantua javën e kaluar në Prishtinë nga Bjarke Ingels, ndër arkitektët më inovativë të kohës sonë.

Teatri do të ndërtohet në zemër të Prishtinës dhe përmban sallën koncertale me mbi 1200 ulëse, sallën teatrale me 1000 ulëse, dhomën koncertale dhe dhomën teatrale, ndërsa do të jetë shtëpia e re e institucioneve qendrore të arteve muzikore dhe skenike.




