Këtë të premte është hapur pavijoni i Republikës së Kosovës në Ekspozitën e 18-të Ndërkombëtare të Arkitekturës – La Biennale di Venezia, përcjellë albinfo.ch.
Ekspozues është Poliksen Qorri-Dragaj, Hamdi Qorri, ndërsa komisionere është Dafina Morina.

Pavijonin mund ta shihni në Arsenale të Venecias që u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Bienalja e Arkitekturës 2023 është e hapur nga e shtuna 20 maj deri të dielën 26 nëntor (hapja paraprake 18 dhe 19 maj), e kuruar nga akademiku, edukatorja dhe romancieri më i shitur Lesley Lokko, i cili ka komentuar: “Arkitektët kanë një mundësi unike për të paraqitur ide ambicioze dhe kreative që na ndihmojnë të imagjinojmë një të ardhme më të barabartë dhe më optimiste të përbashkët”, përcjellë albinfo.ch.
