Sipas një analize të publikuar nga “BestBrokers”, e bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e transmetuar nga revista gjermane FOCUS Online, periferia e Evropës po shënon rritje të përshpejtuar ekonomike, dhe Kosova renditet lart në këtë listë, transmeton albinfo.ch.
Me një rritje reale të PBB-së prej +8.51%, Kosova pozicionohet ndër 10 ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, duke tejkaluar shumë shtete të BE-së dhe rajonit.
Ky rezultat tregon një moment të fortë zhvillimi ekonomik, një sinjal premtues për investime, stabilitet dhe perspektivë afatgjatë për vendin.
