Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se nuk ka marrë pjesë në hapjen e Lojërave Sportive Evropiane në MInsk për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë manifestim sportiv, njofton agjencia e lajmeve srna, përcjell “danas”.
Ai u ka thënë gazetarëve se presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashneko, e pati të vështirë që ai nuk ka marrë pjesë në hapjen e Lojërave Sportive Evropiane, porse i “është dashur të veprojë si president i Serbisë”,
“Njerëzit janë kujdesur për ne në të gjitha mënyrat. Më vjen keq nëse e kam zhgënjyer mikpritësin bjellorus, por nuk kam zgjidhej tjetër”, citohet të ketë thënë Vuçiq, duke “arsyetuar” mospjesëmarrjen e vet në hapjen e këtyre Lojërave, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Po sipas këtyre burimeve, mikpritësit bjellorusë nuk e kanë lejuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të hyjë në lozhën kryesore.