Me rezultat 5-1 Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mundur Qipron në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Ishte minuta e 22-të kur Florent Muslija shënoi golin e parë duke e vendosur Kosovën në epërsi derisa në fund të pjesës së parë Donat Rrudhani dyfishon reultatin në 2-0.
Elbasan Rashani (47’) shënon tutje golin e 3-të derisa për golin e 4-të dhe të 5-të u përkujdes Vedat Muriqi.