Kosova ka shënuar fitore ndaj Moldavisë në takimin që u zhvillua në Prishtinë.
Ishte Lirim Kastrati, ai i cili shënoi një gol të bukur për epërsinë e Dardanëve, shkruan albinfo.ch.
Kastrati realizoi në minutën e 31-të. Ky ishte goli i vetëm në këtë përballje dhe Kosova mbetet në Ligën C të Kombeve.
Kosova e përfundon grupin me pesë pikë të mbledhura.