Me rezultat 2 me 1 ka humbur Kosova në ndeshjen me Gjeorgjinë. Kjo ishte ndeshja e fundit e kualifikimeve për kampionatin botëror “Qatar 2022”.
Në pjesën e parë të ndeshjes shënuan dy skuadrat. Golin e parë e realizuan mysafirët në minutën e 11-të me Okriashvili, raporton Albinfo.ch.
Në fund të pjesës së parë Muriqi barazoi për Kosovën me golin e shënuar nga penaltia.
E ishin mysafirët ata që e fituan sërish epërsinë tetë minuta para se të përfundonte ndeshja. Ishte Davitashvili ai që shënoi për 1:2, duke shënuar kështu fitoren e Gjeorgjisë si mysafire ndaj Kosovës./albinfo.ch/