Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e Traktatit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.
Po ashtu, në rend dite janë edhe Votimi i Projektligjit për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave, skemën e grantit të bazuar në performancë dhe miratimin e buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë, transmeton albinfo.ch.