Kosova ka shkallën më të lartë të pronësisë së shtëpive në gjithë Evropën, sipas të dhënave të Eurostat, përcjell albinfo.ch.
Sipas një infografike që ka publikuar ish-kryediplomati Petrit Selimi, 97.8 për qind e kosovarëve jetojnë në shtëpi që janë në pronësi të tyre. Pas Kosovës renditet Shqipëria me 96.3 për qind dhe Rumania me 95.3 për qind, raporton Express.
Ndërsa më përqindjen më të ulët renditen Austria apo 54.2 për qind, Gjermania me 49.1 për qind dhe Zvicra me 42.2 për qind.
Kosovo has the highest rate of home ownership in entire Europe, at 97.8% – according to @EU_Eurostat. pic.twitter.com/dVVgTp7hnB
— Petrit Selimi (@Petrit) March 19, 2024