Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritet të ketë më lehtë ndeshjen kualifikuese ndaj Islandës më 24 mars, shkruan albinfo.ch.
Tashmë është konfirmuar ardhja e sulmuesit Besart Berisha, i cili po shkëlqen në kampionatin australian, duke thyer rekord pas rekordi.
Por, përveç tij pritet të arrijnë edhe dy sulmuesit tjerë, Atdhe Nuhiu e Donis Avidjaj, si dhe mbrojtësi Loret Sadiku.
Kosova gjendet e fundit në Grupin I me vetëm një pikë, që e mori në ndeshjen e parë ndaj Finlandës pas barazimit 1:1, ku Valon Berisha shënoi golin e parë dhe historik.