Kosova do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor.
Të rikujtojmë se Dardanët fillimisht do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 1 qershor kundër San Marinos, derisa më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë. Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:00.
Risia e listës së “Dardanëve” është pikërisht sulmuesi Zymer Bytyqi, i cili luan me Sokol Cikalleshin te skuadra turke e Konyasporit dhe ka vendosur përfundimisht të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu janë ftuar Bashkimi Ajdini, i cili luan në Osnabruck, Lorenz Emini në FC Luzern, Valmir Sylejmani i Hannover, Astrit Selmani i FC Hammarby, Destan Bajselmani i FC Zëolle dhe Blendi Idrizi i FC Schalke.
Lista e plotë:
