7 xhudistët elitarë nga Kosova do të përfaqësijnë vendin në Kampionatin Botëror të xhudos në Doha të Katarit.
Kjo garë do të zhvillohet nga data 7 deri më 13 maj në Doha, ku do të marrin pjesë pesë kontinente, 99 shtete me 658 garues, ku nga ta janë 344 meshkuj dhe 314 femra.
Kosovën e përfaqësojnë xhudistët si në vijim:
1.Distria Krasniqi (-52 kg);
2.Erza Muminoviq (-52 kg);
3.Nora Gjakova (-57 kg);
4.Flaka Loxha (-57 kg);
5.Akil Gjakova (-73 kg);
6.Laura Fazliu (-63 kg);
7.Loriana Kuka (-78 kg)