Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë.
Kjo njëheriësh do të jetë edhe ndeshjen e fundit e Dardanëve në këtë kampanjë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024.”
Kosova tashmë ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim në këtë kampionat, pasi ka mbledhur 11 pikë, duke u renditur në vendin e katërt në grupin I.
Kosova kërkon tri pikët për të shpresuar në pozitën e tretë, e cila mbahet nga Izraeli, që në duelin e fundit luan përballë Andorrës.
Ndërkohë Bjellorusia synon të shkaktojë befasi në Prishtinë, për ta zënë vendin e katërt në tabelë.
E dueli tjetër i këtij grupi është ai mes Rumanisë dhe Zvicrës, që luhet për pozitën e parë në tabelë.
Nga ky grup janë kualifikuar Rumania dhe Zvicra.